E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI “thith” 340 anëtarë të rinj

Tiranë -Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ishte i pranishëm në Fier me rastin e anëtarësimit të 320 anëtarë të rinj, në këtë forcë politike. Kreu i LSI-së, pasi falënderoi 320 anëtarët e rinj që i janë bashkangjitur LSI, bëri një apel “se është Koha për Veprim”. Ky është apeli-tha Meta-që bashkon gjithnjë edhe më shumë shqiptarët rreth LSI-së dhe koalicionit tonë dhe që bashkon me ne dhe gjeneratën më të re.

“Vendi ka nevojë për punësim, vendi ka nevojë për një drejtim me ambicie të mëdha, por edhe për ata që kanë dhënë prova që mund ta fusin Shqipërinë në rrugën e progresit-theksoi Meta, duke shtuar se të rinjtë kanë nevojë për më tepër mundësi sesa ofrohen sot për të ardhmen e tyre.

Sipas liderit të LSI, këto realitete kërkojnë veprime të menjëhershme, konkrete, të përgjegjshme që do integrojnë jo vetëm njerëzit pa përkrahjen e shtetit, por të gjithë shqiptarët. “Është Koha për Veprim në mënyrë që ndryshimi të jetë i prekshëm, në mënyrë që ndryshimi të jetë vërtetë ai që do i bëjë shqiptarët jo vetëm të dëgjojnë fjalën ndryshim më shumë, por të jetojnë shumë më mirë, sesa dje”-vijoi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›