Itali, thellohet më tej skandali në Ligën e Veriut
ROME - Thellohet më tej skandali në partinë Liga e Veriut në Itali, një ditë pas dorëheqjes së ish-kreut Umberto Bossi.
Ish-sekretarja personale e Bossit që nga viti 2005 deklaroi para hetuesve se e kishte paralajmëruar ish-drejtuesin e Ligës së Veriut për parregullsitë e kryera dhe për paratë që futeshin në llogarinë e kësaj partie, nëpërmjet drejtuesit të financave Berlsito.
Ndërkohë që s’pati një reagim të menjëhershem të ish-kreut të thesarit lidhur me akuzat kundër tij. Skandali ka qënë më i turpshmi për Bossin, sepse ai ka qënë gjithmonë përbuzës i korrupsionit që ka pllakosur kaq shumë jeten publike në Itali.
Hetimet e nisura ndaj tre anëtarëve të Ligës së Veriut pritet të ndikojë shumë në elektoratin e kësaj partie, pasi sipas mediave vendase përkrahësit e tij janë tronditur nga lajmi për akte korruptive në partinë Liga e Veriut.
(er.nu/news24/BalkanWeb)