Serbi, bashkëshortja e Sheshel garon për presidente
BEOGRAD - Jadranka Sheshel, gruaja e të dyshuarit për krime lufte, Vojisllav Sheshel, do të garojë për presidente në zgjedhjet e majit në Serbi.
Partia Radikale Serbe bëri të ditur se Sheshel, ka urdhëruar nga Tribunali i Hagës, që Jadranka Sheshel të jetë kandidate e partisë, pavarësisht se ajo nuk është marrë kurrë më parë me politikë.
Vojisllav Sheshel akuzohet për përfshirje në vrasjet kundër joserbëve gjatë luftës në Kroaci dhe në Bosnje gjatë viteve ‘90.
Kandidatët kryesorë për zgjedhjet e 6 majit janë ish-presidenti Boris Tadiç, që dha dorëheqje formale javën e kaluar për të hapur rrugën për zgjedhjet, dhe Tomisllav Nikoliç, lider i Partisë Përparimtare Serbe, dhe ish-aleat i Sheshelit.
(er.nu/BalkanWeb)