Itali, vdes Giulio Andreotti 7 herë kryeministër
ROME - Giulio Andreotti ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare në shtëpinë e tij në Romë.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij të cilët konfirmuan se zemra e Andreotit u ndal në orën 12 e 45 me orën lokale.
Andreotti lindi në Romë, më 14 janar të vitit 1919 dhe është një ndër politikanët italianë më të njohur të periudhës së pasluftës. Ai ishte shkrimtar, gazetar dhe eksponent i partisë Demokracia Kristiane.
Një ndër figurat më të vjetra të politikës italiane ka qenë në qendër të skenës politike italiane për të gjithë pjesën e dytë të shekullit të XX.
Mediat italiane sapo njoftuan vdekjen e Giulio Andreotti, 7 herë kryeministër i Italisë. Andreotti, një ndër politikanët më të njohur të periudhës së pasluftës.
(lç/sg/shqiptarja.com)