E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, vdes fëmija aksidentalisht

Një fëmijë 11 muajsh ka vdekur pasi u la në makinë nga i ati për disa orë. Fëmija me nënë shqiptare dhe baba Italian, gjeti vdekjen në makinën e të atit në një provincë të Peruxhas.
 

Babai 41-vjeçar akuzohet për vrasje me dashje dhe po merret në pyetje nga policia. Sipas të dhënave të para nga karabinierët, fëmija që quhej Jacopo, u la në makinë nga babai prej orës 9:00 deri në orën 12:30. Jacopo ndërroi jetë si pasojë e atakut kardiak, të shkaktuar nga qëndrimi i gjatë në diell brenda ambientit mbytës së makinës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›