Mubaraku dhe dy ish zyrtarë, dënohen me 90 milionë dollarë

Një gjykatë në Kajro, sot e ka dënuar ish Presidentin Hosni Mubarak, dhe dy ish ministra me 90 milionë dollarë për “dëmtimin e ekonomisë” me ndalimin e internetit dhe telefonisë gjatë kryengritjes që ndodhi në janar.
Agjencia e lajmeve, AFP, ka cituar një burim gjyqësor duke thënë se Mubarak, ish kryeministri i tij, Ahmed Nazif dhe ministri i brendshëm, Abib al Adli, janë urdhëruar që së bashku t`i paguajnw shtetit 540 milion funta egjiptiane nga fondet e tyre personale.