Jahjaga, takime me Ivanov dhe Turk

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po vijon qëndrimin e saj në Poloni, ku ndër të tjera po zhvillon takime edhe me homologë të vendeve tjera pjesëmarrëse në Samitin e Varshavës.
Siç njofton zyra për shtyp e Presidencës, Jahjaga është takuar me Presidentin maqedonas, Gjorgji Ivanov dhe me Presidentin slloven, Danilo Turk.
Me të dy zyrtarët, e para e Kosovës është pajtuar me idenë se Kosova ka marrëdhënie të mira ndërshtetërore, mirëpo kane rene dakord që ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më tej.
Ndërkaq, Presidenti slloven, e ka ftuar Presidenten e Kosovës për vizitë zyrtare në Slloveni.