E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali vdes nena shqiptaredhe dy femijet e saj

Te tjera rreth shkrimit Permbytjet ne Xhenova vdes nena shqiptare dhe dy femijet e saj Permbytjet ne Xhenova balta ka mbytur te gjithe qytetin Permbytjet ne Xhenova qyteti i mbytur ne balte XHENOVA- Lumenj balte kane mbytur sot qytetin e Xhenoves ne Itali. Balta ka perfshire cdo rruge dhe shesh ne qytet. Deri ne keto momente jane deklaruar 7 te vdekur mes te cileve eshte nje grua shqiptare 28- vjec dhe dy femijet e saj nje vajze 1 vjec dhe nje tjeter 8 vjece.

Fatkeqesia ka shkaktuar edhe tre persona te humbur ndersa te plagosurit rende jane derguar me urgjence ne spital. Deri ne keto momente keto jane te dhenat ne lidhje me gjendjen e qytetareve nderkohe qe balta vazhdon te vershoj ne qytet dhe ka shkaktuar paralizimin e cdo levizje.

Te gjitha viktimat e kesaj tragjedie kane gjetur vdekjen ne lagjen Feregiano te Xhenoves. Sipas deshmitareve te ngjarjes viktimat jane munduar qe te kalojne me shpejtesi rrugen por nuk kane arritur te shkojne tek shkallet e nje ndertese prane tyre pasi menjehere jane perfshire nga nje dallge balte.

Lagje te tera kane mbetur pa energji elektrike nderkohe qe vazhdojne shirat e rrembyeshem. Rreziku nuk eshte shmangur ende duke qene se toka vazhdon te rreshqas ne zona te ndryshme te qytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›