Vrasja për pazaret e trafikut, Holanda ekstradon shqiptarin për gjyq në Itali
ITALI - Një shqiptar i akuzuar për vrasje u ekstradua dje në Itali, me qëllim që të gjykohet në proces penal për ekzekutimit e bashkëkombësit të tij në Firence, një vit më parë.
Sipas mediave dhe policisë italiane, Vladimir Ibaj, 28 vjeç nga Shqipëria është ekstraduar dje në Itali me qëllim që t'i nënshtrohet procesit gjyqësor. Ai akuzohet nga Prokuroria italiane për vrasjen e shqiptarit Ervis Daci më 6 gusht 2007. Sipas burimeve të policisë italiane, i akuzuari për vrasje Vladimir Ibaj ishte arrestuar më parë në Holandë në bazë të urdhrit të kërkimit që ishte lëshuar ndaj tij, menjëherë pasi kishte vrarë bashkëkombësin Ervis Daci. Nga hetimet e Prokurorisë italiane rezulton se Vladimir Ibaj është njëri nga katër personat, që kanë ekzekutuar një vit më parë Ervis Dacin, 26 vjeç. Ngjarja ndodhi një vit më parë më 6 gusht, në rrugën "Circondaria" në zonën veriore të Firences në Itali. Siç konfirmoi dje policia italiane, Vladimir Ibaj u ekstradua nga Holanda me avion në aeroportin e Fiumicinos dhe më pas është transferuar në burgun Rebibbia në Romë. Ai do të mbahet në paraburgim, derisa ndaj tij të fillojë gjyqi për akuzën vrasjes. Nga të dhënat e Interpolit dhe ndjekja e policisë, është mësuar se shqiptari i kërkuar për vrasje jetonte në Roterdam me një emër fals. Gjatë ndjekjes së tij, më 2 mars 2008 agjentët e policisë së Roterdamit në bashkëpunim me skuadrën e karabinierëve të Firences arrestuan shqiptarin 28-vjeçar të kërkuar për vrasje. Sipas hetimeve të zhvilluara në Itali rezulton se, vrasja e emigrantit Ervis Daci ka ndodhur për shkak të grindjeve mes një grupi shqiptarësh, të cilët merreshin me shfrytëzim prostitucioni. Për vrasjen e Ervic Dacit veç Vladimir Ibajt, në shtator 2007, policia italiane arrestoi edhe Fabiol Precin 31 vjeç dhe Donaldo Domin, 31 vjeç.