E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vetëm 30% e emigrantëve në shkollë

Romë - Fëmijët e emigrantëve në Itali nuk do të lejohen që të tejkalojnë 30 për qind të të gjithë numrit nxënësve në çdo klasë. Vendimi është pjesë e rregullores që Ministria e Arsimit italiane ka marrë për vitin e ardhshëm shkollor. Sipas Ministrit të Arsimit, Maria Stella Tzelmini, masa e re do të aplikohet në parim eksperimentalisht, më pas, brenda 12 muajsh do të nis aplikimi në shkallë vendi. Ministri ka dhënë si shembull një shkollë fillore publike në Romë, ku nga 180 nxënës që janë në total, 165 janë nga familjet e emigrantëve.

“Rastet si kjo duhet të na bëjnë të mendojnë. Njohuri të gjuhës italiane dhe me Kushtetutën e vendit, është e nevojshme për integrimin e fëmijëve”, ka venë në dukje ministri italian Maria Stella Tzelmini.

Rregullorja e re ka shkaktuar një stuhi reagimesh në Itali. Bashkimi më i madh në vend, e CGIL, foli rreth këtij problemi për një “rrezik të zhvendosjes dhe migrimit të detyrueshme të fëmijëve të huaj nga një shkollë në tjetrën”.

Në fund të muajit tetor të vitit 2008, Lega i Veriut kishte kërkuar krijimin në klasa të ndara për të mësuar gjuhën italiane. Por, pas reagimit të partive opozitare, organizatave vullnetare, Kishës Katolike dhe një pjese të madhe të mësuesve, ky propozim duket se do të mbetet i “ngrirë”.

Shpëtim Zinxhirija, Start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›