Polonia do të dërgojë trupa shtesë në Afganistan
Varshavë - Polonia ka vendosur të dërgojë 400 trupa shtesë në Afganistan për forcimin e kontigjentit të vet pranë Forcave Ndërkombëtare të Asistencës së Sigurisë. Dërgimi i trupave pritet të fillojë që nga 15 prilli, dhe aktualisht pritet vetëm miratimi nga presidenti Lech Kaczynski.
"Ky vendim kishte të bënte, në mënyrë të veçantë me zgjedhjet presidenciale dhe rajonale në Afganistan që janë parashikuar të zhvillohen në muajin gusht. Ne jemi të bindur se situata nuk do të jetë e lehtë në muajt e ardhshëm. Për të siguruar mbrojtjen e ushtarëve tanë ne na duhet të riforcojmë kontigjentin", deklaroi kryeministri polak, Donald Tusk.