Itali, vrasja e shqiptarit, piste hetimi nje krim i 1996
BRESHIA- Policia e Breshias deklaron se ka gjetur lidhje mes vrasjes së Shpëtim çupës dhe një tjetër krimi ku janë të përfshirë shqiptarët, në vitin 1996. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në prill të 1996, kur u gjet e kufoma e copëtuar e Violeta Allës.
Mediat italiane shkruajnë se kjo është pista kryesore e hetimeve për ekzekutimin e 44 vjecarit. Shpëtim Cupa u qëllua me pistoletë duke dalë nga një lokal në Breshia të Italisë në të gdhirë të së martës. Lidhja mes dy krimeve, sipas policisë është fakti se çupa u dyshua dhe u ndalua prillin e vitit 1996 për vrasjen e Allës, e cila ishte e trafikuar dhe shfrytëzohej për prostitucion në Itali. Alla, në atë kohë 19-vjeçe, u gjet e masakruar në S.Eufemia në Breshia.
Me krimin e tmerrshëm çupa nuk rezultoi të kishte lidhje, por ai u gjykua dhe u dënua me 1.5 vjet burg për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit”. çupa ishte ndaluar edhe një herë tjetër nga policia italiane në vitin 1999. Hetuesit kanë përjashtuar nga hetimet pronarin shqiptar të një automjeti tip “Golf” që u gjet pranë automjetit “BMë X5” të çupës, ku ky i fundit u qëllua me të dalë nga lokali “Copacabanca” të qendrës tregtare “Redona”. Pronari i “Golfit”, i shoqëruar në kazermë kishte deklaruar se makinën e kishte lënë aty, pasi kishte pirë shumë alkool në lokal dhe nga frika e kontrolleve të policisë rrugore ishte kthyer me taksi.
(s.g/GSH/BalkanWeb)