80-vjeçari “rrëfen” kokën e Tur Dajës
TIRANE-I ulur në karrige për ballë gjykatës për shkak të moshës së thyer, Qemal Haliti rrëfeu momentet e tmerrshme kur të akuzuarit si anëtarë të Bandës së Lushnjes shëtisnin në qendër të qytetit kokën e prerë të Artur Dajës. Haliti, 80-vjeçar i tha pesëshes gjykuese të kryesuar nga Gerd Hoxha, se e ka parë më sytë e tij kur Arben Bioriçi dhe Ilir Stergu e mbanin në duar kokën e mbështjellë me plasmas. Ai tha se me Dajën, armik i përbetuar i Aldo Bares, kishte miqësi familjare. “Arben Boriçi me la tri ditë afat për t’i gjetur se ku ndodhej Artur Daja. Enver Dondollaku më kërcënoi me jetën e djalit, nëse nuk u ktheja përgjigje. Po unë nuk e dija ku ndodhej Artur Daja”, - tha Haliti. Më poshtë po botojmë të plotë dëshminë e të moshuarit në Gjykatën e Krimeve të Rënda…
Dëshmitar, na thoni ku keni jetuar në vitin 1997-1998?
Në vitin 1997-1998 kam jetuar në lagjen ‘çlirimi’, në Lushnje. Të pandehurit i njoh, por nuk kam lidhje gjaku me ta. Janë të gjithë nga Lushnja.
Shtetasin Artur Daja, e njihni?
Po. Artur Dajës i kam marrë motrën për nuse djali. Përleshej me Aldo Baren. Një ditë isha duke shkuar te toka në arë, kur më thirri Ben Boriçi dhe më kërkoi Tur Dajën. Nuk e dija ku ishte. ‘Po djalin ku e ke?’ - më pyeti Beni. Ka ikur në Greqi, - i thashë. Ai me tha që, për tri ditë dua përgjigje se ku gjendet Tur Daja. Po unë dhe 300 ditë po të më linte kohë, nuk kisha ku ta gjeja.
çfarë ndodhi më pas?
Pas tri ditëve, vija sërish nga toka, kur para komisariatit të policisë më thirri Ben Boriçi. Ishte në një furgon të bardhë. Hapi derën dhe më tha që, nuk na dhe përgjigje. Ishte dhe Enver Dondollaku. ‘Do ma qash djalin?’ - më tha. Nuk kisha ç’t’i thosha, u largova.
Na shpjegoni më tej?
Mbas disa kohësh po vija në klub. Naxhije Dajko, një grua e cila shiste cigare në rrugë më tha: Sot i është prerë koka Tur Dajës. E kanë ata të bandës në duar.
Cilët të Bandës. Na thuaj emrat?
Po i gjithë grupi. Ben Boriçi, Ilir Stergu, këta të dy njoha vetë, po kishte dhe të tjerë.
Ju vetë u interesuat çfarë kishte ndodhur. Pe ndonjë gjë?
Ishim mbledhur shumë njerëz. Ben Boriçi e Ilir Stergu kishin kokën e Tur Dajës në duar. E kishin mbështjelle me plasmas. Ishin në qendër të Lushnjes dhe po shkonin në drejtim të Monumentit ‘Toka Jonë’.
E keni parë vetë me sytë tuaj?
Po. Sepse më kaluan 50 metra afër. E panë dhjetëra qytetarë. Grupi e shëtiti kokën nga Monumenti në drejtim të Varrezave.
Më vonë, çfarë bëre?
çfarë të bëja, ika në shtëpi më pas.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)