Itali, vret veten adoleshentja, nuk donte të kthehej në Shqipëri
VERECELLI-Një 16 vjeçare shqiptare ka vrarë veten në Itali, nga frika se mos e rikthenin në Shqiperi.
Siç raporton e përditshmja “La Stampa”, viktima Edlira Gjeci, nga Kavaja u gjet e vetëvarur mbi shtratin e prindërve, ne shtepinë e tyre në Verçeli, qytet i vogel mes Milanos dhe Torinos, në veri të Italisë.
Sipas gazetes, i ati ishte kthyer vetëm pak kohë me parë nga autoritetet italiane në Shqipëri dhe vajza kishte frike se i njëjti fat e priste edhe atë.
Nxënëse model, në liceun e Gjuhëve të Huaja, Edlira prej kohësh shprehej ne rrjetin social Facebook, se nuk donte të kthehej në Shqiperi dhe ti thoshte lamtumire të ardhmes së saj në Itali. Sipas shokëve te saj, vajza kishte shume deshirë të mësonte anglishten, të studionte dhe të shëtiste boten. Dhe per te realizuar endrrat e saj, ajo ishte shndërruar ne nje nga nxeneset me te mira te shkolles.
Por frika e rikthimit në Shqiperi bëri që ajo ti jepte fund jetes duke u vetevarur me kabllon e televizorit, ndërsa e ema kishte shkuar te bente pazarin ndersa e motra kishte dalë të luante me shokët. Sipas “La Stampa” trupi i pajetë i vajzës do të dërgohet brenda pak ditësh në Kavaje, sapo prokuroria të ketë përfunduar procedurat e nevojshme.
(vazhdon)