E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, bomba para burgut, solidaritet për të burgosurit

ATHINE- Bomba me sahat që shpërtheu dje në mbrëmje afër burgut Koridallos, në Athinë sipas policisë është një atentat që shpreh mbështetje ndaj krerëve të organizatës së armatosur greke “beteja Revolucionare, EA, disa prej të cilëve ndodhen të burgosur në këtë burg të sigurisë së lartë.

Atentati ndodhi rreth orës 22.00 (21.00 me orën lokale ) pas një telefonate që ishte bërë në të përditshme Elefterotipia dhe në televizionin Alter. Shpërthimi shkaktoi dëme në shumë godinava që ndodheshin afër burgut si dhe plagosjen e lehtë të një gruaje. Telefonuesi kishte paralajmëruar se një bombë do të shpërthente pas 30 minutash. Ndërhyrja e policisë bëri që zona të evakuohej në kohë, para se të ndodhte shpërthimi, i cili është dëgjuar në të gjithë kryeqytetin dhe shkaktoi dëme të mëdha në godinat përreth.

Eksplozivi, i cili peshonte të paktën 10 kg ishte vendosur në një kosh plehrash, poshtë një prej mureve të jashtëm të pjesës së vjetër të burgut. Sipas fuqisë së shpërthimit dhe mënyrës së atentatit, policia thotë se mund të jetë organizuar nga Beteja Revolucionare, ose nga një tjetër formacion tjetër anarkiste.

Objetivi duhet të ketë qenë një mesazh i qartë solidariteti për disa nga krerët e organizatës të arrestuar pak muaj më parë dhe aktualisht të burgosur në Koridallos.

Beteja Revolucionare mori përsipër atentatin me bombë në ambasadën amerikane në 2007. Arrestimi i 6 anëtarëve të organizatës dhe zbulim i një arsenali armësh, bëri të mendonte se policia kishte mundur të shkatërronte këtë organizatë.
(s.g/ANSA/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›