E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vret veten këngëtari Fabio Frittelli i hitit "Ein, Zwei, Polizei"

ITALI - Fabio Frittelli, këngëtari i Mo-Do, i bërë i famshëm për këngën hit të muzikës së viteve ’90 ''Ein, Zwei, Polizei'', është gjetur i vdekur pasditen e sotme në shtëpinë e tij në Udine, të Italisë. 47-vjeçari nga nga Monfalcone (Gorizia), me nënën austriake dhe babain italian, ka vrarë veten, shkruan ANSA.

Arsyet e këtij veprimi nuk janë ende të qarta. Trupi i pajetë i këngëtarit u gjet nga agjentët e policisë së Udines, të sinjalizuar nga një mik i Fabios, i cili prej ditësh nuk kishte lajme prej tij.

VIDEO/ KENGA HIT "Ein, Zwei, Polizei"

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›