Itali, vritet pranë shtëpisë 37-vjeçarja shqiptare, agresori pranon sulmin

37-vjeçarja shqiptare Brunilda Halla është sulmuar për vdekje pranë shtëpisë së saj në zonën ndërmjet via Adua dhe via Tenente Alessandrello, në provincën e Raguzës.
Ragussaoggi raporton se Halla ishte e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Pas sulmit, 37-vjeçarja është munduar të futet në hyrjen e banesës, aty ku iu dha edhe ndihma e shpejtë nga mjekët e kontaktuar nga fqinjët e shqiptares. Ajo u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Hetuesit kanë marrë në pyetje bashkëshortin e 37-vjeçares, i cili në momentin e sulmit ka qenë në punë. Agresori i sulmit është arrestuar dhe gjatë marrjes në pyetje ka rrëfyer se vrasjen e ka bërë pa një motiv, por ka qenë e improvizuar.
/rtsh.al/