Itali, zhvillohet ceremonia mortore e ushtarëve të vrarë
Mijëra italianë kanë dalë në rrugë për të shprehur solidaritetin duke valëvitur flamuj ose duke duartrokitur. Flamujt ishin në gjysmështizë në të gjithë kryeqytetin italian. Bie në sy një parullë e madhe ku shkruhet "Nder dhe lavdi heronjve tanë".
Atentati i Kabulit, më i rëndi kundër trupave italiane që prej një sulmi më 12 nëntorit të vitit 2003 kundër bazës së tyre në Nasirijah në Irak ku humbën jetën 19 ushtarë dhe që shkaktoi një zemërim të madh në të gjithë Italinë.
Qeveria italiane shpalli dy ditë zie kombëtare, sot dhe nesër, dhe një minutë heshtjeje do të mbahet në të gjithë Italinë gjatë ceremonisë së varrimit. Pas ceremonisë mortore, trupat e parashutistëve do të dërgohen në qytetet e lindjes ku do të varrosen.
Kontingjenti italian, me 3 250 ushtarë, është i gjashtë për nga madhësia në trupat me 100 000 efektivë ndërkombëtare të dislokuar në Afganistan.