E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli skeptik për rifillimin e bisedimeve me Palestinën

"Kushtet nuk janë pjekur ende për një rifillim të bisedimeve zyrtare, por përpjekjet për këtë takim po ecin mirë", u shpreh sekretari i qeverisë Zvi Herzog për radion ushtarake.
     
“Presidenti amerikan Barak Obama pritet të takohet me Netanjahun dhe Abas nesër në Nju Jork për të përgatitur terrenin për rifillimin e bisedimeve në Lindjen e Mesme", njoftoi Shtëpia e Bardhë.
     
Ky samit organizohet nga presidenti Obama edhe pse i dërguari i tij i posaçëm për Lindjen e Mesme, Xhorxh Mitçell, u kthye konfuz të premten nga një mision katërditor në rajon kryesisht për shkak të refuzimit të Netanjahut për ndalimin e kolonizimit në Cisjordani.
     
"Nuk është rastësi nëse prej vitesh, të gjitha përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje kanë dështuar. Çështja është e komplikuar, problematike. Të gjithë ata që përfshihen në këtë proces e kuptojnë se nuk ka një rrugë të shkurtër", shtoi Herzog, një bashkëpunëtor i Netanjahut i cili pritet të niset sot për në Shtetet e Bashkuara.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›