E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somali, mbi 17 të vrarë nga përleshjet e fundit

Asnjëra prej palëve luftuese nuk mori dot kontrollin e lokalitetit Yet sot në mëngjes, pas këtyre luftimeve të filluara dje në mbrëmje.
     
"Mësuam se 17 persona, kryesisht luftëtarë, janë vrarë dhe se disa autoblinda janë shkatërruar", bëri të ditur një banor i zonës për agjencinë AFP.
    
"Rreth 20 persona janë vrarë, sipas informacioneve tona, por bilanci mund të rëndohet ende", deklaroi një zyrtar i një organizate humanitare i cili preferoi të mbetej anonim.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›