Berisha:Rama të dorëhiqet nga Bashkia

Kryeministri Berisha i bën thirrje kryesocialistit Edi Rama të japë dorëheqjen si kryetar i bashkisë më të madhe në vend dhe të garojë përballë tij në këtë fushatë. Gjatë emisionit "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu, kryeministri tha se Edi Ramës nuk i interesin të hyjë në zgjedhje.Ndërkaq, kryeministri Berisha garantoi shqiptarët se në fillim të vitit 2010-të do të mund të lëvizin pa viza në Evropë. Duke vlerësuar rëndësinë e anëtarësimit në NATO, shefi i ekzekutivit tha se sfida e radhës është procesi i liberalizimit i cili është i lidhur drejtpërdrejtë me paisjen me karta idenitetit të shtetasve shqiptarë. Kryeministri mohoi cdo lloj aleance qeverisje pas zgjedhjeve me socialistët.