Olsen: Të rifitojmë fuqitë para ShqipërisëDanimarka fitoi takimin e parë me Shqipërinë 3-0.

Publikoje ne:
Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, tha pas barazimit 1-1 kundër Portugalisë, se ai ishte “si i kënaqur ashtu dhe i pakënaqur” me rezultatin, që e mbajti skuadrën e tij pa humbje në shtatë ndeshjet e para (17 pikë), por me një avantazh prej katër pikësh më shumë se Hungaria e vendit të dytë.
“Tani ne duhet të rifitojmë fuqitë përpara (ndeshjes) me Shqipërinë të mërkurën. Pashë disa performanca të mira individuale te lojtarët e mi”, - tha Olsen. Kundër Shqipërisë do të rikthehet Tomas Sorensen, i pezulluar kundër Portugalisë.
Danimarka fitoi takimin e parë me Shqipërinë 3-0, ndërsa Kombëtarja jonë do të synojë rezultat pozitiv pas tri humbjeve rresht. Danimarka ka fituar gjashte nga shtate takimet kunder Shqiperise.
Të shtunën, Suedia fitoi 2-1 me Hungarinë. Të mërkurën, Shqipëria (6 pikë) pret Danimarkën (17), Hungaria (13) luan me Portugalinë (10) dhe Malta (1) pret Suedinë (12).
E Diele, 06 Shtator 2009