E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia Jo aksit Franko-Gjerman


Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini është shprehur me nota kritike ndaj Francës dhe Gjermanisë, që të dielën rifilluan diskutimin mbi politikat evropiane.

“Ne mendojmë se një situatë globale nuk zgjidhet me akse dypalëshe”, ka deklaruar Frattini, duke iu referuar hapur takimit mes Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy.

Deklarata e shefit të diplomacisë italiane ka mbërritur shumë shpejt në “veshët” e Parisit zyrtar, i cili ka dalë me një reagim.

“Franca dhe Gjermania nuk kanë ndërmend të jenë direktoriati i BE-së dhe as të ndërmarrin veprime ndaj shteteve anëtare”, kanë deklaruar diplomatë francezë.

“Nga takimi i djeshëm u duk qartë se nuk kishte një axhendë të hartuar”, tha Frattini para reagimit të francezëve.

Ai theksoi se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Evropës, që do të mbahet më 22 ose 23 shtator, të merren masa konkrete dhe të caktohet me saktësi se kur do të lëshohet paketa e ndihmave për Greqinë, e aprovuar më 21 korrik në Bruksel.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Negociatat e tregtisë së lirë
Kroacia propozon “bllokadë”, Shqipëria kaotike
Rama: Berisha nuk e do integrimin

Kush e ndot më shumë Tiranën?
Dështimi turistik i Durrësit
Djali i Remzi Hoxhës: Presim drejtësi më 14 tetor

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›