E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona klubi me popullor ne Spanje


Barcelona është shndërruar në klubin më popullor në Spanjë dhe lë pas me 7% në preferencat e përgjithshme Realin e Madridit, treguan rezultatet e një ankete të publikuar të hënën.

E përditshmja sportive “AS” kreu një anketë, duke pyetur disa dhjetëra mijëra përdorues të faqes së saj në internet për tre ekipet e tyre të preferuara dhe tre skuadrat që kanë më shumë antipati.

44% e të gjithë votuesve renditën Barcelonën midis një prej tre skuadrave të tyre të parapëlqyera, 37% Realin, 18% Valencian dhe Atletiko Madridin dhe 17% Bilbaon.

Përveçse katalanasit janë klubi i preferuar për më shumë spanjollë se sa Reali, këta të fundit ngjallin më tepër antipati midis tifozëve të skuadrave të treta se sa Barcelona. 51% e spanjollëve e kanë “alergji” fanelën e bardhë të madrilenëve, ndërsa vetëm 40% nuk e honepsin dot Barçën. Sevilja dhe Atletiko, me 30% dhe 29%, janë klubet e tjera më antipatike.

Në një studim të ngjashëm të kryer katër vjet më parë, ishte Reali i Madridit klubi që kishte rezultuar më popullori në Spanjë. Përsa i përket tifozerive të dy gjigantëve spanjollë, ata të Barcelonës duken më tolerantë. Ndërsa 97% e madrilenëve e cilësuan kampionen e Europës në fuqi si skuadrën më të urryer, këtë status ia dhanë Realit vetëm 77% e katalanasve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Tek Bayerni lind ideja Drogba
Klubi më i suksesshëm në historinë e futbollit gjerman, Bajerni i Mynihut, është i vendosur që të lëshohet në një sulm për të bërë të tijin sulmuesin e Çelsit, Didier Drogba. “Maradona do të shkatërrojë klubin”
Nuk ka nisur mirë aventura e Diego Armando Maradonës në krye të ekipit Al Wasl. Bogdani: Fitore ndaj Rumanisë
Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet në Durrës, ndërsa për sfidën me Rumaninë, trajneri Kuzhe do të ketë në dispozicion edhe sulmuesin Erjon Bogdani, i cili do të rikthehet i gatshëm pas pezullimit për shkak të kartonit të kuq ndaj Luksemburgut.
Allegri: Ibra do të qëndrojë tek Milan
“Ibrahimovic, ashtu si të gjithë ne, ka dëshirë t’i rikthehet punës për të arritur fitore.” C. Ronaldo: Ata që më vërshëllejnë janë anormalë
Cristiano Ronaldo ka habitur të gjithë kur ka sulmuar ashpër tifozët që e vërshëllejnë në stadium.

Lajmet kryesore

Negociatat e tregtisë së lirë
Kroacia propozon “bllokadë”, Shqipëria kaotike
Rama: Berisha nuk e do integrimin

Kush e ndot më shumë Tiranën?
Dështimi turistik i Durrësit
Djali i Remzi Hoxhës: Presim drejtësi më 14 tetor

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›