E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso Nuk do te kete triplete per Vettel


Një ditë pasi Sebastian Vettel fitoi titullin e dytë kampion bote në Formula 1, piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, lëshon sfidën për në sezonin e ardhshëm.

”Nuk ndiej asgjë të veçantë, pasi titulli për Vettel ishte diçka që pritej prej kohësh. Tani mbetet të shohim se kush do të jetë kampioni i trefishtë më i ri i historisë midis meje dhe tij. Le të shohim, por unë do të vija bast për veten”, u shpreh spanjolli në një intervistë të dhënë për të përditshmen iberike “Marca”.

Pavarësisht rivalitetit të ndezur, Alonso nuk e neglizhon mirësjelljen. Ai ishte i pari që e uroi brenda në pistë dhe gjithashtu nuk harroi të thonte fjalë të zgjedhura për gjermanin edhe gjatë konferencës për shtyp që pasoi garën e së dielës, të zhvilluar në Japoni.

”Është e pamohueshme që Vettel ka bërë një kampionat të mrekullueshëm dhe që e ka merituar plotësisht këtë titull kampion”, theksoi Alonso. Në të njëjtën linjë edhe piloti i McLaren, Button. “Për mua është e çuditshme ndjesia që kam, pasi jam i trishtuar edhe pse fitova garën. Megjithatë, Vettel kishte kohë që e meritonte këtë titull”, fjalët e anglezit. Sondazh

Me te njejten makine, cili eshte pilot me i mire?

Vettel

Alonso

Hamilton

Schumaker

Tjeter


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_411'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(411); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Formula 1 F1, Vettel: Marr pikën, pastaj festoj
Lideri i kampionatit botëror të Formulës 1, Sebastian Vettel, u shpreh i matur në konferencën e shtypit para garës së Japonisë që do të zhvillohet këtë fundjavë. F1, Button rinovon me McLaren
Jenson Button lidhi të ardhmen e tij me McLaren duke firmosur një kontratë shumë-vjeçare, detajet e së cilës nuk janë publikuar ende. Horner: Red Bull, më mirë se Ferrari
Christian Horner po kalon një nga momentet më të mira të karrierës së tij profesionale. Shefi i skuderisë Red Bull po bëhet gati për të festuar titullin e dytë radhazi kampion të pilotit të tij, Sebastian Vettel, në një vit ku të dy makinat austriake po dominojnë këtë kampionat. Massa-Hamilton, sherr pas garës
Në mes të sesionit të intervistave pas përfundimit të garës, Lewis Hamilton po i përgjigjej pyetjeve të një gazetari kur Felipe Massa e ndërpret për ta qortuar pas aksidentit që britaniku i McLaren shkaktoi gjatë Cmimit të Madh të Singaporit, aksident që detyroi pilotin e Ferrarit të hynte në bokse. F1, Singapor, Vettel në pole position
Sebastian Vettel ka rezultuar sërish i pari në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Singaporit, në Formula 1.

Lajmet kryesore

Negociatat e tregtisë së lirë
Kroacia propozon “bllokadë”, Shqipëria kaotike
Rama: Berisha nuk e do integrimin

Kush e ndot më shumë Tiranën?
Dështimi turistik i Durrësit
Djali i Remzi Hoxhës: Presim drejtësi më 14 tetor

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›