Italia Kete vit sdo kete punetore sezonale
Ministria e Punes ne Itali vendosi qe kete vit te mos kete dekret fluksesh. Ka shume te papune edhe mes te huajve ne Itali qe rrezikojne te humbasin lejen e qendrimit. Shume papunesi edhe mes imigranteve. Eumlshte e kote tu hapim dyert te tjere punonjesve. Natale Forlani drejtor i Drejtorise se Imigracionit ne ministrine e Punes justifikon lajmin qe per shume te huaj do te jete nje dush i ftohte E perjashtoj mundesine e nje dekreti fluksesh per kete vit. Nje gjykim i rende po te mbahet parasysh qe eshte pikerisht drejtoria e Imigracionit ajo qe monitoron ecurine e tregut te punes dhe nevojen e krahut te huaj te punes duke dhene keshtu kontributin teknik me te rendesishem ne percaktimin e kuotave vjetore te hyrjeve. Vitin e shkuar drejtoria u hapi rrugen thuajse 100 mije hyrjeve kete vit mendon te mos hape kufijte. Mendimi yne eshte negativ pasi ne Itali ka tashme 280 mije imigrante te papune gjysma e te cileve perfiton forma te ndryshme asistence. Para se gjithash u duhet dhene ketyre personave mundesia e gjetjes se vendit te punes perndryshe me te skaduar leja e tyre e qendrimit ata do te hyjne ne radhet e klandestineve - thote Natale Forlani. Po kush na garanton qe ndermarrjet e familjet duan pikerisht ata punonjes Ne baze te te dhenave tona te papunet e huaj jane te shperndare ne menyre pak a shume homogjene ne territor dhe ne sektore te ndryshem. Ndaj mund ti pergjigjen me se miri nevojave te mundshme. Jemi te mendimit qe tani per tani mund te sjellim nga jashte vetem punonjes me kualifikim te larte punonjes sezonale dhe punonjes qe kane marre pjese ne program formimi profesional ne atdhe. Pa llogaritur klandestinet per te cilet dekreti i flukseve eshte i vetmi rast i mire per legalizim kush e di si do ta marrin kete vendim vendet qe kane lidhur me Italine marreveshje dypaleshe mbi imigracionin si Shqiperia per shembull. Kuotat e rezervuara te hyrjeve te rregullta ne fakt jane ajo cka Italia ofron kundrejt angazhimit te tyre kunder flukseve te parregullta.