E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kjo botë po bëhet një oturak. Del në shitje tualeti prej ari

Share

Thonë se ku ka pleh, aty ka dhe ar. Në Ekspozitën Botërore të Banjove është zbuluar edhe një tualet prej ari, që kushton 200 mijë dollarë. Të paktën do jeni të lumtur që do jeni pronari i një luksi unik. Çudia është se u zbulua në një Samit dhe Ekspozitë Botërore të Banjove, që synon të gjejë zgjidhje për problemet e tualeteve dhe higjienën në planet. Në këtë ekspozitë u shfaqën modele sa më praktike të tualeteve. Një vajzë 16 vjeçare fitoi çmimin pasi kishte realizuar një model që të detyronte të bëje shkarkimin pasi butoni i shkarkimit bllokonte derën e banjos.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›