Kryebashkiaku Basha: Tirana do të ketë 5 unaza

Gjate takimit
Mblidhet grupi strategjik me ekspertët për konsultat e hartimit të Planit Urbanistik. Ja 4 parqet e metropolit. Lumi i Lanës do të mbillet me pemë
Po kështu, kryeqyteti do të ketë pesë parqe, ndërsa gjithë lumi i Tiranës do të mbillet me pemë. Detajet u bënë me dije në mbledhjen e grupit strategjik për hartimin e Planit Urbanistik të Tiranës, ku morën pjesë ekspertët e arkitekturës dhe të urbanistikës. Kryebashkiaku Lulzim Basha tha se faza ku është futur procesi i hartimit të Planit është e rëndësishme, pasi ka të bëjë me projektimin e nevojave për investime, nevojave për strehim dhe shërbime. Ramë dakord ta orientojmë grupin teknik të eksplorojë me detaje pesë unazat e kryeqytetit, në sens orar dhe antiorar alternativ, si arteriet kryesore infrastrukturore të Tiranës metropolitane për 30 vitet e ardhshme. Njëkohësisht të eksplorohet deri në fund edhe sistemi hierarkik i rrugëve sipas drejtimeve të horizontit, në veçanti aksi veri-jug, por edhe lindje-perëndim, tha Basha. Grupi strategjik diskutoi edhe për krijimin e zonave të gjelbra, që nga parqet e deri te ndërhyrjet në çdo lagje të kryeqytetit për të rritur hapësirat e gjelbra. Miratohet në parim vendosja e parqeve të mëdha të Tiranës metropolitane, konkretisht të parkut ekzistues të Liqenit Artificial, parkut të ri të Paskuqanit, parkut të Farkës, parkut të pishave të kodrave të Vaqarit, korridori rekreativ i lumit të Tiranës si investime strategjike dhe parqe të gjelbra me hapësirë të mëdha. Miratohen kriteret për ndërhyrje gjelbërimi të sipërfaqeve të mesme brenda qytetit, si dhe kriteret për ndërtimet e reja dhe ekzistuese si dhe koeficientin e gjelbërimit në përputhje me objektivin e vendosur nga detyra e projektimit, e miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, tha kryebashkiaku. Kryetari i Bashkisë vlerësoi gjithashtu faktin se grupi strategjik ka gjetur mirëkuptimin e përfaqësuesve të komunave përreth Tiranës për të bërë që studimi dhe Plani Rregullues të shtrihen përtej kufijve administrativë të kryeqytetit. Në këtë kuadër, ndodhen me ne kryetari i Qarkut dhe prefekti i Tiranës, ndërkohë që u mor kontakt me të gjitha bashkitë dhe komunat kufitare individualisht, dhe së bashku u ra dakord për hartimin e një plani pune, një protokolli bashkëpunimi, i cili do të ketë natyrë ligjore, brenda ligjit të ri të urbanistikës, brenda kuadrit të ligjit për pushtetin vendor dhe që do të funksionojë në nivelin e qarkut të Tiranës, tha Basha. Duke theksuar se aspekti mjedisor është parimi kryesor i hartimit të Planit Urbanistik, kryebashkiaku tha se kjo e bën të domosdoshme konsultimin me publikun, i cili do të nisë së shpejti.
Gati kalendari i konsultimeve
Shumë shpejt, grupit strategjik do ti paraqitet kalendari i konsultimeve publike. Ai do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të shtrihet në çdo cep të qytetit të Tiranës, por do të përfshijë dhe çdo grup interesi të qytetit të Tiranës. Në këtë kuadër do të ecet edhe me vlerësimin strategjik mjedisor, i cili para se të kalojë fazën përfundimtare të vendimmarrjes, do të marrë miratimin e të gjithë shtresave që përfaqësojnë qytetin tonë, u shpreh Basha.
Parqet
Do të jenë 4 parqe të mëdha të Tiranës metropolitane të cilat do të përfshihen në Planin Urbanistik. Konkretisht behet fjalë për parkun ekzistues të Liqenit Artificial, parkut të ri të Paskuqanit, parkut të Farkës, parkut të pishave të kodrave të Vaqarit, korridori rekreativ i lumit të Tiranës si investime strategjike dhe parqe të gjelbra me hapësirë të mëdha. Po kështu janë miratuar në parim kriteret për ndërhyrje gjelbërimi të sipërfaqeve të mesme brenda qytetit, si dhe kriteret për ndërtimet e reja.
Festat
Atmosferë festive për festat e nëntorit. Një flamur 5.5 metra, me 7.5 metra do të valëvitet gjatë këtyre ditëve jo më në sheshin Skënderbej, por pranë Teatrit të Operas dhe Baletit. Po kështu janë parashikuar një sërë aktivitetesh
ZIRINA LLAMBRO