Italia Monti kalon Senatin

Qeveria e Mario Montit ka marrë votëbesimin në Senatin italian. Nga 307 senatorë të pranishëm në votim, 281 kanë votuar pro qeverisë së teknicienëve e cila shpalli parësore në programin e saj rikthimin e besimit të tregjeve tek ekonomia italiane.
Të gjitha partitë që përfaqësohen në Senat votuan pro kabinetit të Montit, përvec grupit të senatorëve të Ligës së Veriut.
Në qeverinë e Mario Montit nuk ka gjurmë politikani, të 17 ministrat, gjashtë më pak se ata të qeverisë së mëparshme, janë teknokratë.
“Pa politikanë, deklaroi kryeministri, puna e qeverisë do të jetë më e lehtë dhe do t’i heqë arsyet për t’u vënë në pozitë të vështirë”. ItaliaVotëbesohet qeveria e re italianeItali, Monti prezanton planin e shpëtimitBetohet qeveria Monti
Vetë kryeministri do të mbulojë edhe ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, meqënëse u thirr për krijimin e qeverisë pikërisht në rolin e tij si ekonomist i zoti e duke marrë përsipër kështu edhe problemet më urgjente dhe të rënda.
Kabineti qeveritar ka tre gra ministre në poste me rëndësi të madhe: ministria e Brendshme, ajo e drejtësisë dhe ministria Punës dhe të Politikave sociale, i janë besuar tre specialisteve femra.
“Ministrat e rinj janë një parathënie e shkëlqyer e punës së kësaj qeverie”. “Kjo qeveri është e aftë të shpëtoje Italinë”. “Qeveri e serisë A”. “Tani janë kushtet për të punuar mirë në Parlametin italian”. Këto janë disa nga komentet e analistëve dhe specialistëve të cilët përshëndetën me entuziazëm kabinetin e ri qeveritar.
Të premte qeveria do të paraqitet për të marrë votëbesimin në Dhomën e Ulët të parlamentit italian.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Trafikantët, zjarr me policinë greke
Ngjarja ndodh vetëm 300 metra nga kufiri
Borxhi, reformat mund ta lehtësojnë
Arrorët, qeveria premton 290 milionë $
Krimi i organizuar shqetëson ndërkombëtaret
SHBA: Të shqetësuar nga ngërçi politik