E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia ben tifozllek per Marcelo Lipin

Ai bente tifozllek per Italine dhe Italia bente tifozllek per te. Kur kane humbur shpresat e medha per te ardhmen ne nje kampionat, gjithcka duket se do te nise nga e kaluara, nga nata piroteknike e Berlinit. Nga Marcelo Lipi. Ai eshte kundershtari me i forte qe Donadoni ka hasur ne keto dy vitet e tij ne krye te Italise. Ai i provoi te gjitha, por deshtoi gjithcka. Abete e kishte ndare mendjen: “Nese Italia del huq, do t’i kthehemi antikitetit”. Madje, ndonje thoshte se kjo do te ndodhte dhe ne rast suksesi. Per respekt te kolegut, Lipi ka heshtur. Por, duke qene se i pelqen te dale ne det me barke, e ka kuptuar se bota e tij eshte e kaltra. “Do te me pelqente te kthehesha”, ka thene kohe me pare. Pasi ka refuzuar mijera ofertat e ardhura nga jashte, ish-juventini ka karikuar baterite. Motivimi eshte buka e tij e perditshme. Prej kohesh. Dhe per ta ribere Italine do te niset pikerisht nga falimentimi ne Austri-Zvicer. Nga domethenia e atij falimenti. “Me Donadonin do te flasim gjate diteve ne vazhdim dhe do te analizojme kete Evropian, do te bejme nje reflektim kompleks. Ne do te vazhdojme bashke? Tani eshte momenti i hidherimit, ta kalojme kete njehere”, deklaron Abete ne perfundim te Spanje-Itali. Dhjete dite: ky eshte afati i percaktuar nga kontrata e sigluar nga Donadoni dhe Federata Italiane per t’i thene lamtumire njeri-tjetrit. Nje lamtumire qe do t’i kushtonte arkave te FIGC 600 mije euro (gjysma e pages vjetore). Nje likuidim i denje per nje trajner te kalter. Iken Donadoni dhe kthehet Lipi me stafin e tij, duke filluar me zevendesin Narcizo Pezoti, mjekun Enriko Kastelaci, asistentin Ciro Ferrara dhe Anxhelo Perucin qe do t’i bashkohet Bordonit ne pergatitjen e portiereve. Pse Italia kthehet ne te shkuaren? Sepse e ardhmja ka humbur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›