Italia do festoje Pashket pa qeveri

Italianët do të festojnë fundjavën e pashkëve pa një qeveri.
Pas bisedimeve të një dite më parë që u drejtuan nga presidenti Napolitano, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe 87 vjecari ka kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar opsionet që ka në tryezë.
Lideri i partisë demokratike Enriko Leta është shprehur se mosmarrëveshjet dhe kontradiktat nuk po lejojnë formimin e një koalicioni mes partive tradicionale në vend. Dhe gjithësesi kjo nuk do të ishte nëj zgjidhje pasi nuk do të përbënte ndryshimin pë të cilin kanë votuar italianët.
Nëse qendra e majtë nuk arrin të formojë një koalicion, atëherë Lëvizja me pesë yje e Grilos vazhdojnë të kundërshtojnë cdo qeveri që nuk do të drejtohej nga ata. Tashmë pyetja e ditës ëshët se si do të gjejë një zgjidhje Napolitano. Silvio Berluskoni me qendrën e tij të djathtë refuzon të mbështesë një qeveri teknokrate. Alternativa e vetme mbeten zgjedhjet e radhës, gjë që Napolitano e ka bërë të qartë që nuk do e lejojë.