E Shtunë, 31 Tetor 2026

Begzim Isa te krimet e renda Dosja bashkohet me rastin e Bleona Mates

Nxënësi i shkollës së mesme mjekësore në Prizren, Begëzim Isa nga fshati Orgjost i komunës Zapod të Kukësit, ka pranuar se do të trafikonte fëmijën 8 vjeçar drejt Kosovës. 
Lajmi konfirmohet për “ABC News” nga burimet pranë prokurorisë dhe policisë së Kukësit, ku 20 vjeçari është marr në pyetje dhe ka treguar se do ta trafikonte të miturin drejt Kosovës.
Dosja pritet t’I kaloj Prokruorisë për Krime të Rënda dhe 20 vjeçari Isa të hetohet edhe për rastin e zhdukjes së vajzës Bleona Mata këtu e 3 vite më parë. 
Për zhdukjen e Matës, prokuroria ka pezulluar hetimet 6 muaj më parë për mungesë të provave, çka tashmë pritet rihapja e tyre. 
Vet 20 vjeçari Isa ka mohuar rrëmbimin dhe zhdukjen e Bleona Matës, por për policinë dyshohet se ai nuk po thotë të vwrtetën. Kjo për faktin, se Begëzim Isa prej kohësh shoqërohte me nje grup njerëzish me precedent penal, ku dyshohet se mund të jetë pjesë e një rrjeti të trafikut të fëmijëve. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›