Italia fillon hetimet kundër pensionistëve mashtrues

Në qytetin e Pistoies, në Toskanë, janë paditur për mashtrim ndaj shtetit 38 të huaj, ndër ta 26 janë shqiptarë. Ata akuzohen se marrin padrejtësisht këtë pension, një shumë prej rreth 5.500 eurosh në vit, që i jepet personave mbi 65 vjeç me banim te rregullt e të vazhdueshëm në Itali dhe që kanë marrë kartën e qëndrimit pa afat ne vend.
Bëhet fjalë kryesisht për prindër emigrantesh, të ardhur me bashkim familjar, e që gëzojnë të drejtën e këtij pensioni për shkak të moshës, por që në të vërtete nuk jetojnë në Itali. Një operacion i ngjashëm u krye para pak ditësh në veri të Italisë, në afërsi të Cuneos. Dhe në atë rast u zbuluan 53 të huaj, shume prej te cilëve shqiptarë, që kishin kryer të njëjtën shkelje.
Kontrolli i vulave zbulon qartë nëse një person jeton apo jo në mënyre të vazhdueshme në Itali, kushti i parë për marrjen e këtij pensioni.