Qeveria siriane po shpërbëhet

Djali i ish-presidentit të Sirisë drejton një firmë investimesh me qendër në Londër dhe është i përfshire në sektorin privat në Siri.
“Protestat kanë dëmtuar turizmin, sanksionet në eksportin e naftës dhe produkteve të tjera kanë reduktuar ndjeshëm Bruto Prodhimin Kombëtar. Rezerva e shkëmbimeve me jashtë në Bankën Qendrore ka rënë nga 22 në 10 miliardë dollarë”, tha ai.
Qyteti “rebel” i Homsit në Siri ndodhet në ditën e 16 të bombardimeve të artilerisë dhe armëve të tjera të rënda, të përdorura nga forcat besnike të presidentit Bashar al Assad.
Aktivistë dhe organizata të të drejtave të njeriut njoftojnë për dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur, të cilët tashmë ndodhen në mëshirë të fatit, pasi sipas të njëjtave burime, mjekët dhe infermierët janë vënë nën shënjestrën e ushtrisë.
Dhuna nuk ka kursyer as Avokatin e Popullit. Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri thotë se ai, së bashku me shoferin e tij, ka gjetur vdekjen pas një atentati nga një “grup personash të armatosur”, duke fajësuar për këtë forcat opozitare.
Por këto të fundit mohuan autorësinë e vrasjes, duke u shprehur se nuk kishin arsye për të ndërmarrë një sulm të tillë, pasi Mohammed Ziyadeh ishte një mbështetës i tyre.