E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia fiton Kupën e Botës 2006 dhe të katërtën në historinë e saj

Italia kampione e botes. Per te katerten here ne historine e tyre, "axurret" kane arritur ne majen me te larte te globit. Si kurre me pare, kete here penalltite kane qene me fat per Italine dhe kane ndihmuar ne mposhtjen e Frances. Nje arritje e madhe per kete skuader, dhe per kete vend, qe ka mundur t'i kunderpergjigjet ne menyren me te mire te mundshme skandalit qe shpertheu per trukimet e ndeshjeve te klubeve kryesore. Vendimtar ne gjuajtjen e 11 metershave ishte gabimi i David Trezegese, qe goditi traversen. Asnje gabim nga italianet dhe pas 24 vitesh mrekullia perseritet, Berlini shnderrohet ne vendin e festes, sikurse Madridi ne vitin 1982.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›