Italia ka dhe nje muaj kohe per te zgjidhur e krizen e hedhurinave ne Napoli
Komisioni evropian i dha sot nje muaj kohe autoriteteve italiane, aktualisht ne krize te plote politike, qe te bejne te pamunduren per te zgjidhur krizen e hedhurinave ne Napoli, perndryshe me kete problem do te merret drejtesia evropiane. KE vendosi per t'i "dhene Italise nje muaj kohe per te na sjelle gjitha te dhenat se ka bere gjithcka per te zgjidhur problemin", deklaroi zedhenesja e komisionerit te Mjedisit Stavros Dimas.
KE e mori kete vendim te henen ne nje mbledhje me autoritetet italiane per nje seri procedurash qe Brukseli filloi kunder Romes. Kjo mbledhje dhe te dhenat e sjella nga Italia cuan ne "marrjen e vendimit per t'i kerkuar Italise te respektoje legjislacionin evropian per menaxhimin e mbeturinave". Dimas i gjykoi ashper autoritetet italiane ne nje nderhyrje ne Parlamentin Evropian nga mesi i janarit. "Pamjet e Napolit nuk jane krize e lindur nga asgje, por pika kulminante e 14 vjeteve te mosrespektimit te legjislacionit evropian per menaxhimin e mbeturinave", pohoi ai.