E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minitelekamere ne trurin e nje kavieje per sherimin e parkinsonit te njeriu

TOKIO - Shkencetaret japoneze kane vendosur nje minitelekamere ne brendesi te trurit te nje kavieje per te pare menyren e formimit te kujteses, ne nje eksperiment me te cilin shpresojne gjetjen e ngjashmerive te njeriu per kurimin e semundjeve si Parkinsoni. ''Studimi, i publikuar ne botimet mjekesore 'Journal of Neuroscience Methods' dhe 'Sensors and Actuators', perfshin futjen e nje telekamere me permasa 3,0 X 2,3 X 2,4 milimetra'', shpjegon profesori japonez, Jun Ohta.
Ne monitorin qe percjell filmimet e telekameres ndizet gjithmone nje drite blu, ne momentet kur minitelekamera kap kujtesen e regjistruar nga truri. Profesori Ohta ka injektuar nje substance qe ndricohet kur te kavia ka aktivitet cerebral. ''Po mendojme zbatimin e ketij eksperimenti te njerezit edhe pse do te na duhet te jemi shume te kujdesshem pasi nenkupton vendosjen e nje impianti ne tru'', thote Ohta. ''Do te duhen te pakten 10 vjet'', shton ai. Shkencetaret shpresojne se studimi do te coje ne menyra te reja per kurimin e Parkinsonit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›