E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premtimi i pambajtur, ngujohet gazetashitesi

Gazetashitesi i qytetit te Patosit, Rexhep Behari, se bashku me anetaret e tjere te familjes, eshte ngujuar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne kiosken e tij. Ai tregon per "Koha Jone" se vendimi per te hyre ne greve urie eshte marre pasi kryetari i Bashkise se qytetit te Patosit Bardhi Meli nuk ka mbajtur premtimin per rivendosjen e kioskes ku ai punon prej 17 vjetesh. Pas protestes se gazetashitesit ne gusht te ketij viti, duke kercenuar me vetedjegie, Meli kishte premtuar rivendosjen e kioskes pas perfundimit te rikonstruksionit te qendres se qytetit. Greva nuk ka kursyer as vajzen e tij handikapate, e cila eshte ngujuar se bashku me familjen. Policia vendore beri te ditur se greva e shpallur prej kryefamiljarit po zhvillohet ne ambientet e nje dyqani te marre me qera, ku ai eshte ngujuar se bashku me bashkeshorten, Shpetimen dhe dy vajzat.
Rexhep Behari tha mbreme per "Koha Jone" se "perballe mosmbajtjes se premtimit te kreut te bashkise dhe perballe borxheve te shumta per shkak te pageses se qirase se ambientit qe mora perkohesisht, vendosa te futem familjarisht ne greve urie". Bashkeshortja e tij, Shpetimja, ndersa qendron e shtrire se bashku me vajzen e semure, thote se edhe per buke nuk po iu del hesapi. "Kemi paguar detyrimet tatimore dhe jemi shume te rregullt me to. Tashme prej 8 muajsh kemi konsumuar pensionin qe perfitojme prej vajzes se semure. Jam detyruar ta privoj bijen time edhe nga medikamentet". Nderkohe vajza tjeter e familjes Behari ka vendosur te braktise mesimin per t'u ngujuar me prinderit. "Nuk kam pse shkoj ne shkolle, kur nuk kam buke. Une ne kete kioske, pas mesimit, ndihmoja prinderit per t'u ushqyer dhe mjekuar motren". Te kater familjaret Behari shprehen te vendosur se do te vijojne greven e urise deri ne zgjidhjen perfundimtare te vendit te tyre te punes.
Xhemil Beharaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›