E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Romë - Roma zyrtare ka reaguar ndaj sulmeve izraelite në Rripin e Gazës. Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini ka kërkuar sot një armëpushim "të menjëhershëm për një periudhë të përkohshme" që duhet të transformohet shpejt në një armëpushim të përhershëm në Gaza. Gjatë një konference për shtyp, Fratini deklaroi se "Kërkesa e parë e Italisë ka të bëjë me një armëpushim të menjëhershëm që do të jetë i përkohshëm në çastin e miratimit, por që do të bëhet shpejt një armëpushim i përhershëm”. Sipas tij, për të arritur në këtë armëpushim të përhershëm, duhet të ndërpritet furnizimi me armë i lëvizjes islamike Hamas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›