E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin urdhëron ndërprerjen e furnizmit me gaz

Moskë - Gazprom ka ndërprerë tërësisht furnizmin me gaz natyror nëpërmjet Ukrainës. Gjithçka ka ndodhur me urdhër të vetë kryeministrit Vladimir Putin i cili ka kërkuar që gjigandi I gazit “Gazprom” të ndërpresë çdo lloj furnizimi që kalon nëpërmjet Ukrainës. Vetë Putin ka zhvilluar një takim me pronarin e “Gazprom”, aleksei Miller. Ky I fundit I ka propozuar kryeministrit që të ndrpresë furnizmin me gaz, gjë kjo që është pranuar nga Putin. "Jam dakord me propozimin tuaj, por kjo duhet të bëhet publikisht, në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë", ka thënë Putin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›