Italia lehtëson procedurat e udhëtimit nga Shqipëria
itinerarin e udhëtimit në territorin italian. Sipas të njëjtave burime ky dokument përjashtonte mundësinë e marrjes së ngarkesave jashtë vendeve të destinacionit, ku në mjaft raste ka shkaktuar kthimin bosh apo me ngarkesë jo të plotë në Shqipëri. Heqja e këtij dokumenti është e njëjtë me heqjen e barrierave jo-fizike të palës italiane në drejtim të kamionistëve shqiptar duke ia bërë udhëtimin më fleksibël, ul në mënyrë të ndjeshme numrin e kontrolleve ndaj tyre, nga policia Italiane, dhe koston e transportit. Këto elementë përbëjnë një hap të rëndësishëm në lehtësimin e kalimeve të kufirit për kamionistët shqiptarë. Heqja e këtij dokumenti ka qenë dhe një kërkesë e Shoqatës së Transportuesve Ndërkombëtar të Mallrave,ANALTIR. Pas nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit, qeveria italiane bën dhe një hap tjetër në drejtim të liberalizimit të procedurave në fushën e transportit rrugor.Pala italiane vë në dijeni se si rezultat i një mbledhjeje ndërministeriale të Ministrisë së Transporteve, Ministisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe Agjensisë së Doganave, mbajtur në Romë se është hequr e ashtequajtura foglio di prescrizione. Ministria e Punëve publike dhe Transportit shpreh kënaqësinë e saj për këtë masë të rëndësishme ndërmarre nga qeveria italiane, që ishte një përgjigje e shpejtë e negociatave ndërmjet dy qeverive përkatësisht ndërmjet dy Ministrive të Transportit.Kjo dëshmon edhe njëherë për nivelin e lartë dhe vullnetin e plotë për rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve dhe marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve tona.
Bursat evropiane, dy javë me humbje
Tregjet evropiane ranë në nivelin më të ulët në 2 javët e fundit, në mbyllje të sesionit të sotëm, pasi të dhënat në SHBA treguan se Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e parë, ra më tepër se parashikimet, duke shtuar shqetësimet për fuqinë e ringritjes ekonomike, ndërsa përpjekjet e BP për të pastruar derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës, ka rënduar në aksionet e kompanive të tjera të këtij sektori. Aksionet evropiane të BP ranë me 6.4%, duke shkuar në nivelin më të ulët 14 vjeçar, pasi një uragan i mundshëm në këtë zonë do të vështirësojë edhe më tej përpjekjet e kësaj kompanie për të pastruar mbetjet. Edhe kompanitë e tjera të këtij sektori si Total, BG Group dhe Tulloë ranë nga 1.2 deri në 1.8 për qind. Indeksi pan-Europian FTSEurofirst 300, i aksioneve kryesore europiane u mbyll në rënie me 0,6 për qind, niveli më i ulët që prej fillimit të këtij muaji.
Wall Street regjistron rritjen e radhës
Bursat amerikane kanë fituar pikë në krahasim me vlerat e hapjes, pas të dhënave të përziera ekonomike, ndërsa aksionet financiare kanë fituar terren, pas arritjes së marrëveshjes nga ligjvënësit amerikane për të ndryshuar rregullat financiare. Nga të dhënat e publikuara pasditen e djeshme , ndjenja e konsumatorit u rrit në qershor në nivelin më të lartë, që nga janari i vitit 2008. Por gjithsesi Wall Street, vazhdon të jetë i shqetësuar mbi forcën e ringritjes ekonomike. Ndërsa kompania Oracle, publikoi rezultate më të mira tremujore në krahasim me parashikimet. Në tremujorin e 4 të vitit fiskal 2009-2010, kjo kompani ka realizuar një fitim prej 9.5 miliardë dollarë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar fitimi arrinte në 6.6 miliardë dollarë. Aksionet e Oracle u rritën me 3.7 për qind.
Greqia kërkon ndihmë nga Libia
Kryeministri grek Jorgos Papandreu do të udhëtojë në Libi të mërkurën, për të zhvilluar bisedime me liderin e këtij vendi, Muammer Gaddafi, mbi investimet e mundshme në Greqi, në një kohë kur Athina po lufton me krizën e vet të borxhit. Kryeministri grek do të diskutojë investime potenciale të fondit të pasurive shtetërore të Libisë, si dhe nga grupet energjitike në pronësi të këtij shteti, me liderin e Libisë, thanë zyrtarë grekë.
Papandreu shpreson të rigjallërojë miqësinë familjare me Kolonel Gaddafi-n, e cila ka lulëzuar në kohën kur i ati i tij, Andreas Papandreu, ishte kryeministër në vitet 1980. Këto janë bisedime eksploruese, asgjë nuk do të nënshkruhet gjatë kësaj vizite..., por kjo do të çelë udhën për më tej, deklaroi një zyrtar grek. Delegacioni grek shpreson në mikpritjen e ngrohtë në Tripoli, pas një ftese që u bë gjatë vizitës muajin e kaluar në Athinë nga kryeministri libian Ali Baghdadi Ali al-Mahmudi. Z. Mahmudi deklaroi se Libia planifikonte të shpenzonte deri në 200 miliard euro në një kërcim të madh zhvillimi... dhe marrëdhëniet tona me Greqinë do të shohin, po ashtu, një zhvillim të madh.
Bursat aziatike, sezoni i katërt në rënie
Aksionet aziatike ranë për të katërtin sesion në radhë të premten për shkak të pritshmërisë së lartë për emetim të lartë rregullash për sektorin financiar nga takimi i G20 në Toronto, por edhe për shkak të paqartësisë në ri-ngritjen ekonomike globale. Një pjesë e rënies ju faturua edhe vendimit për të tërhequr fitimet e realizuara gjatë garës për aksione me rrisk të lartë në ditën e hënë pas lajmërimit të bankës qendrore kineze për më tepër fleksibilitet në politikën monetare. Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë ra me 0.5% dhe u tërhoq për poshtë nga sektorët e teknologjisë dhe stoqet e lidhura me burimet natyrore. Për këtë javë indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë nuk ka ndryshuar. Në Japoni bençmarku Nikkei me rënien 1.99% udhëhoqi edhe tërheqjen e bursave aziatike. Në Korenë e Jugut indeksi KOSPI ra me 0.82%. Në Kinë indeksi SSEC ra me 1.04% dhe në Tajvan indeksi TËI ra me 1.52%. Rënia me 0.8% e aksioneve të bankës HSBC në bursën e Hong Kongut rrëzoi edhe indeksin HANG SENG me 0.60.