Genti Bejko: Me Çift i përkryer, solla familjen e kalbëzuar që në embrion
Nata finale e festivalit Tirana 48 Hour Film Project 2010 shpalli fitues regjisorin Genti Bejko me filmin Çifti i përkryer (Perfect couple). Në një intervistë dhënë për gazetën, regjisori Bejko tregon për tentativën e parë në kinematografi me projektin e tij Çifti i përkryer në zhanrin e mockumentarit,
gjithçka e realizuar në 48 orë që do të konkurrojë në Festivalin e Los Anxhelosit. Filmi 7 minutash Çifti i përkryer, fitues i vendit të parë në Tirana 48 hour Film Project, është përvoja e parë që regjisori Bejko ka me regjinë filmike. Ky projekt kinematografik, ashtu siç thotë dhe vetë ai, u realizua sipas skenarit të Koloreto Cukalit ku luajnë aktorët Salsano Rrapi, Xheni Hallulli, Artion Vreto, Xhoslin Rama, Koloreto Cukali, Klodian Qafoku. Çifti i përkryer në thelb të tij ka kalbëzimin e embrionit, që ka familja dhe në këtë rast ishte kalbëzimi i embrionit të një familje qeveritare. Në film tregohet se të dy janë punonjës ministrie dhe një nga rregullat festivalit ishte dhe profesioni, i cili e kishte të detyrueshme që të ishte një punonjës shteti. Burri një këshilltar i ministrit, ndërsa gruaja në një nga zyrat funksionale që kanë të bëjnë me problematikën e popullit. Dhe e gjitha kjo përcillet me anë të një televizioni i krijuar, pasi ia nuk ekziston dhe shkon i bën një lloj kronike rozë këtij çifti për ta shfaqur si një çift perfekt në Tiranë. Krejt papritur më pas situata degjeneron dhe çifti debaton në dhomën tjetër dhe nxjerrin në shesh të palarat e njëri-tjetrit, pohon regjisori Bejko. Profesioni i tij është regjisor, por i pëlqen që të ushtrojë edhe atë të aktrimit, një pasion i pandarë nga regjia. Më tej në vijim të kësaj interviste regjisori Bejko na rrëfen dhe për aktivitetin e tij në spektaklin Portokalli. Në këtë spektakël ai ka sjellë figura dhe personazhe nga më të ndryshmet, duke u bërë një emër i dashur për publikun. Një frymë tepër të veçantë në mënyrën e përcjelljes së humorit nëpërmjet situatës, groteskut, miteve historike dhe fenomeneve sociale. Pasioni i tij për pikturën nuk ngelet pas, një dhunti e cila e ka zanafillën në fëmijërinë e tij. Përveç pikturës nuk fshihet dhe tërheqja karshi kamerës dhe eksplorimit të imazhit viziv.
-Jeni fitues i festivalit Tirana 48 Hour Film Project 2010 me filmin Perfect couple (Çifti i përkryer, si e konsideroni këtë festival?
Ky festival vjen për herë të parë në Shqipëri dhe ka dhjetë vjet që bëhet në botë me qendër në Washingotn. Aty ka qenë qendra e tij, dhe zhvillimi i tij është një risi jo vetëm për fushën e filmit, por dhe për fushën e artit dhe kulturës në përgjithësi. Them se është një risi kulturore, sepse flitet për një festival i cili është internacional dhe vjen nga SHBA dhe është përhapur pothuajse në të gjithë botën në 81 shtete dhe tani ne u bëmë 82 me gjithë Tiranën, pasi ai është i organizuar në bazë qytetesh.
-Si u realizua filmi Çifti i përkryer, pasi kanë qenë vetëm 48 orë për të realizuar këtë film?
Filmi ka një kohëzgjatje prej 7 minutash, sepse klauzolat e festivalit kërkojnë që ai të jetë nga 4 deri në 7 minuta dhe një nga rregullat e festivalit është, që jo vetëm duhet ta realizosh këtë film për 48 orë, por dhe ta realizosh këtë film me ata parametra që ata kërkojnë. Si p.sh emri i personazhit është i përcaktuar nga ata, profesioni i personazhit po ashtu, është një objekt që për Tiranën ishte një krehër, një batutë, e cila duhet të përdoret dhe duhet të ishte në një plan identifikues të qytetit të Tiranës, meqë dhe filmi ishte për Tiranën. Dhe brenda këtyre 48 orëve përcaktohet dhe zhanri i filmit, që mund të jetë komedi, dramë, dokumentar, thriller etj. Këto janë parametrat që pas hedhjes së shortit ti duhet ti futesh filmit. Dhe pasi ti ta kesh shkruar skenarin dhe xhiruar filmin, më pas duhet ta dorëzosh sërish brenda orës 19.00 me një tolerancë prej 30 minutash për shkak të shortit, por që nuk duhet që ti kalojë 48 orë. Ky tolerim është sepse këtë minutazh e ha shorti dhe praktikisht ti këtë film e ke realizuar për 48 orë. Në bazë të shortit mua më ra zhanri mockumentary.
-Sa e vështirë ka qenë rruga për të përfunduar filmin Çifti i përkryer?
Ka shumë vështirësi, që nga aparaturat që ti duhet të gjesh, që nga ana teknike që unë i kam realizuar dhe në bazë miqësie, sepse nuk mund të gjesh lehtë aparaturat që të duhen, apo aktorët etj, të gjitha këto realizohen në bazë miqësish dhe unë i falënderoj sepse më kanë përkrahur.
-Mesazhi që sjell filmi?
Çifti i përkryer në thelb të tij ka kalbëzimin e embrionit që ka familja dhe në këtë rast ishte kalbëzimi i embrionit të një familje qeveritare. Në film tregohet se të dy janë punonjës ministrie dhe një nga rregullat e festivalit ishte dhe profesioni, i cili e kishte të detyrueshme që të ishte një punonjës shteti. Burri një këshilltar i ministrit, ndërsa gruaja në një nga zyrat funksionale, që kanë të bëjnë me problematikën e popullit. E gjitha kjo përcillet me anë të një televizoni i krijuar, pasi ai nuk ekziston dhe shkon i bën një lloj kronike rozë këtij çifti për ta shfaqur si një çift perfekt në Tiranë. Krejt papritur më pas situata degjeneron dhe çifti debaton në dhomën tjetër dhe nxjerrin në shesh të palarat e njëri-tjetrit. Burri i e akuzon si prostitutë gruan e vet, ndërkohë që ajo ia përplas në fytyrë duke thënë kush të bëri ty këshilltar të ministrit. Ka dhe një situatë tjetër, që janë gjithmonë 100 për qind në dispozicion të popullit në një kohë që në një moment i hap derën një njeri dhe ajo i kthehet në mënyrë shumë bastarde dhe i flet me arrogancë. Herë pas here në film ka skena, ku burri në film i thotë gazetarit që hiqe këtë pjesë, sepse shqiptarët nuk e kuptojnë, pasi këta e mbajnë veten që janë elita. Pra në gjithë këtë del dhe kalbëzimi i një shoqërie, e cila është e kalbur në shumë raste, që në thelb të familjes dhe jo më të presësh që këta janë njerëzit, që do të të zgjidhin problemet e tua. Kjo është një situatë e rëndomtë dhe ne nuk kemi marrë për bazë një çift konkret, por kemi krijuar simbiozën e një çifti të tillë, i cili shitet për perfekt dhe do që të mediatizohet.
-E gjitha kjo zhvillohet në situata komike?
Zhanri i filmit mockumentary të çonte deri diku tek komedia. Nuk kishte të bënte me persona konkretë, por që ai i trajtonte me situata shumë realiste dhe jetësore të luajtura nga aktorët. Ka shumë prodhime të stilit mockumentary, ndërsa në Shqipëri nuk është lëvruar deri tani si zhanër dhe kjo ishte dhe risia e filmit, pasi për herë të parë ashtu si u bë festivali u bë dhe një film i tillë në këtë zhanër.
-Cilët janë aktorët që e përcjellin këtë situatë?
Aktorët janë Salsano Rrapi, Artion Vreto, Xheni Hallulli e cila fitoi dhe çmimin si aktorja më e mirë, Xhoslin Rama kameramani, i cili është kameramani që ne nuk e shohim, por i dëgjojmë vetëm zërin dhe filmin e shohim me anë të syrit të tij, është kompozitori Klodian Qafoku, Endri Selmani që është skenografi, ka lozur dhe ai në film. I kam marrë në film, sepse ishin dhe njerëzit që mu përgjigjën në momentin që duhej dhe nuk i mora në film, sepse ishin të njohur, por ata janë njerëz me të cilët unë kam punuar dhe do vazhdoj që të punoj dhe nuk kam sepse të mos punoj. Gjithçka është bërë me dëshirën e mirë për këtë film.
-Pas shpalljes si filmi më i mirë, më pas do të konkurroni në kompeticionin internacional?
Kompeticioni ka dy faza dhe ne fituam kompeticionin që i takon Shqipërisë dhe kjo na fut në kompeticionin ndërkombëtar, ndërkohë që në këtë kompeticion ne do të realizojmë një tjetër film brenda 48 orëve, por në lidhje direkt me palën drejtuese të festivalit. Filmi do të jetë në të njëjtin format, por zhanri dhe elementët ashtu si u përcaktua këtu ashtu do të jetë dhe në Amerikë dhe ai film do të hyjë në kompeticion me filmat e tjerë, pra ka akoma shumë punë, por hapi i parë është pozitiv.
-E ndërkohë që ju do të mbaheni mend si fituesi i parë sa herë që do të organizohet ky festival?
E bukura e festivalit ë