Italia mbetet partneri ynë kryesor në marrëdhëniet tregtare

Sipas Institutit të Statistikave INSTAT, vëllimi i tregtisë së jashtme me vendin fqinj çdo muaj duke u rritur. Gjatë muajit maj të këtij viti, eksporti me Italinë zuri 60.9 për qind dhe importi 27.5 për qind.
Sipas të njëjtit burim, Greqia është një tjetër partner i rëndësishëm i vendit tonë. Gjatë muajit maj shkëmbimet tregtare me vendin helen kanë qenë në rritje, eksporti zuri 5.1 për qind dhe importi 9.8 për qind.
Partnerë të tjerë tregtarë me të cilët eksporti është rritur, janë Austria, Kosova, Turqia etj, ndërsa importi është rritur me Austrinë, Gjermaninë, Maqedoninë, Spanjën, Turqinë.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së janë gjithnjë e më shumë në rritje dhe sipas INSTAT-it, tregtia me këto vende zë 64.7 për qind. /Start/
2011-07-01 11:41