E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia më e plakura, Zvicra “nusja” e re

29.57 vjec, kjo është mesatarja e moshës së lojtarëve të Italisë në Euro 2008. Skuadra e Roberto Donadonit është më e "plakura" nga 16 finalistet e Kampionatit Europian, edhe pse Fabip Kanavaro (34 vjec) u zëvëndësua nga 26-vjecari Alesandro Gamberini. 29.35 vjec është mosha mesatare e Suedisë, që ka në gjirin e saj 36-vjecarin Henrik Larson. Skuadra më e re në moshë është Zvicra, me një moshë mesatare 26.39 vjec. Në këtë skuadër bën pjesë edhe Valon Behrami.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›