E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porto përjashtohet nga Champions

Skandali "Bilbilat e artë" i kushtoi rëndë kampiones së Portugalisë, Portos. Ish-skuadra e Hoze Murinjos u ndëshkua nga UEFA me mospjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve. Kjo ishte një rrufe në qiell të pastër për presidentin e Portos, Jorge Nuno Pinto da Kosta, por edhe një ndëshkim i merituar pas skandalit të manipulimit të gjyqtarëve në sezonin 2003-2004, të cilëve iu dhanë shuma të konsiderueshme parash, por edhe prostituta. UEFA e ndëshkoi Porton në bazë të nenit 1.04 (pika d) të rregullores së Ligës së Kampioneve. Federata Portugeze e Futbollit nga ana e saj i hoqi gjashtë pikë, ndërsa presidentit Pinto da Kosta iu ndalua për dy vjet drejtimi i klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›