E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtarët, 10.000 Euro për ndeshje

Nëntëdhjeta me bilbil në gojë kushtojnë 10 mijë euro. Kjo është shuma që do të marrë cdo gjyqtar për një ndeshje në Kampionatin Europian në fazën e grupeve. Në gjysmëfinale e në finale, gjyqtarët do të marrin më shumë.
12 gjyqtarë dhe 24 asistentë janë prej kohësh të përzgjedhur për të gjykuar 31 ndeshjet e Euro 2004. Asistentët do të shpërblehen me 5500 euro, ndërsa gjyqtari i katërt do të fitojë për cdo ndeshje 4 mijë euro.
Ndimësgjyqtarët rezervë do të paguhen 3000 euro. Për disa gjyqtarë ky Europian do të jetë edhe aktiviteti i fundit i madh ndërkombëtar, ndërsa për disa si kulmi i karrierës së tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›