E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia, mes dyshimesh dhe kritikash

Italia do te nise mbrojtjen e titullit kampion bote me ndeshjen e dites se hene kunder Paraguait, por mbi skuadren e drejtuar nga Marcello Lippi bihen shume dyshime, përpos kritikave per zgjedhjen e lojtareve qe do te luajne ne finalet e Kupes se Botes. Tekniku, i cili drejtoi Italine ne triumfin e kater viteve me pare ne Gjermani i ka besuar perseri shume prej lojtareve qe arriten kete sukses, megjithëse tani ata kane me shume vite mbi supe. Kjo ka bere qe kampionet e botes ne fuqi te mos jene favorite ne Afriken e Jugut. Megjithate, kjo nuk shqetëson mbrojtesin Gianluca Zambroten, i cili beson te skuadra e tij.

“Keshtu ishte edhe ne 2006-en. Te gjithe thonin se nuk ishim te favorizuar. Te gjithe mendonin se ne vetem mund te kalonim grupin, por ne fituam. Nuk eshte dicka e re per mua, te luaj ne nje skuader qe nuk niset si favorite”, ka bere te dituar Zambrotta. Mbrojtesi i Milanit ka zbuluar se ku do te mbeshtetet trajneri Lippi per te kërkuar mbrojtjen e titullit kampion bote. “Mbrojtje solide, eshte ajo qe na thote gjithmone. Dhe nuk flitet vetem per mbrojtësit, por per gjithe skuadre. Ai na ka thene gjithmone se duhet te jemi nje skuader kompakte”, ka përfunduar futbollisti italian, i cili ishte nje nga protagonistet ne Boterorin 2006, ku Italia arriti te ngrinte Kupen e Botes ne Berlin te Gjermanise.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›