E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përçarje në ekipin e Francës

Sipas medieve franceze, Franca do të luajë ndeshjen e parë kundër Uruguait e përçarë. Arsyeja e kësaj është vendimi i selektorit Raymond Domenech, që sulmuesi Thierry Henry të jetë rezervist.

Më sa kuptohet shumica dëshirojnë që të shikojnë Henry dhe Abou Diaby që të luajnë para Yoann Gourcuff dhe Sidney Govou. Po ashtu është thënë se gjatë ushtrimeve përgatitore, Nicolas Anelka ka refuzuar për të pasuar topin të Gourcuff, përderisa Franck Ribery ia ka marrë një lojtari duke mos lënë që të praktikojë një gjuajtje të lirë.

Mirëpo, publikisht Domenech ka thënë se ata nuk kanë probleme, edhe pse ka shenja të përçarjes në ekip. Mbrojtësi Bacary Sagna ka thënë: “Ne mund të japim disa këshilla apo ndihmë, mirëpo edhe nëse ne duam, nuk mendoj se ai do të dëgjojë. Gjëja më e rëndësishme është skuadra”.

Ky qëndrim është përsëritur edhe nga Eric Abidal i cili tha: “Ne mund të përpiqem që t’i bashkojmë idetë tona dhe të gjejmë vetën në fushë, mirëpo trajneri vendos”.

Mesfushori Alou Diarra po ashtu ka thënë se gjërat nuk janë duke shkuar mirë. “Ne nuk mund të themi se gjërat janë duke shkuar mirë në ndeshjet përgatitore. Ne ende kemi nevojë që të adaptohemi dhe për këtë nuk kemi shumë kohë”.

Gazeta ditore franceze L’Equipe tha se Domenech “po dëgjon, mirëpo ende ka qëndrime të forta”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›