E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli kundër bojkotit të PS: Bëhet për interesa personale

Mes krerëve të parlamenteve europiane, nga Qipro në një konferencë mbi "Rolin dhe përgjegjësitë e opozitës në Parlament", kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka komentuar bojkotin e Partisë Socialiste, duke e quajtur atë një përpjekje në mbrojtje të interesave egoiste personale.

"Ka raste kur persona politikë bëjnë luftë të paprinciptë, apo përpjekje për t’iu kundërvënë ligjit, kushtetutshmërisë për interesa egoiste personale. Pas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, akti i partisë që votuesit e kanë çuar në opozitë është të pranojë dhe të nderojë verdiktin e popullit dhe jo të bojkotojë. Detyra e opozitës nuk është të propozojë asgjë dhe të kundërshtojë çdo gjë. E aq më pak të përdorë mekanizma penguese, bllokues. Ajo duhet të guxojë, të sfidojë interesa të ngushta partiake, e jo të kthehet në funksion të interesave individuale të një personi. Nëse opozita merr rolin e prishësit, ajo dëmton drejtpërdrejt vendin në zhvillim", deklaroi Topalli.

Në konferencën e nivelit të lartë në Qipro, kryetarja e Kuvendit ka dhënë garanci se
do ti japë opozitës hapësirat e nevojshme por do të ndihmojë vetem në realizimin kërkesave të saj të ligjshme.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›