Italia miraton paketën 2.2 miliardë euro, në ndihmë të zonave të përmbytura
Italia ka miratuar një paketë ndihme emergjence me vlerë 2.2 miliardë euro për të ndihmuar zonat e goditura nga përmbytjet në Emilia-Romagna.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni vizitoi zonat e prekura ditën e diel pasi u kthye një ditë më herët nga samit i G7 në Japoni. Ajo njoftoi menjëherë një takim të kabinetit ditën e martë për të miratuar masat.
Paketa përfshin shpenzime të lidhura me emergjencat dhe kontributet sociale për familjet dhe firmat e prekura, tha Meloni pas mbledhjes së kabinetit.
Gati një javë pas katastrofës natyrore që goditi rajonin verior të Emilia-Romagna, kanë humbur jetën 15 persona e dhjetëra të tjerë raportohen të zhdukur. Ndërkohë, rreth 23 mijë persona janë ende të pastrehë dhe disa qytete janë akoma të përmbytura. Mijëra hektarë tokë bujqësore janë shkatërruar, raportojnë mediet italiane.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
